Pasi takimi me Artanin nuk shkoi mirë, Ritvana zhvilloi në “Për’puthen” një takim 4-minutësh me Brunon. Ajo tha se zgjedhja e saj vjen pasi ai i qëndroi pranë dhe u interesua për të kur ajo u largua nga studio.
Në bisedën e tyre dy konkurrentët u shprehën të interesuar për ta njohur më shumë njëri-tjetrin.
Ritvana e paralajmëroi se mund ta zgjedhë në takim javën tjetër, ndërsa Bruno i tha se do të njohë Ritvanën që nuk është në kontroll të situatës.
Bruno: Je vajzë me botë. Nuk është vetëm njohje që të prekesh me duar, por edhe me sy.
Ritvana: Çfarë të intereson më shumë tek unë?
Bruno: Të di atë anën tjetër që tronditesh.
Ritvana: Anën që dal nga vetja?
Bruno: Po, që të mos jesh më në kontroll të situatës.
Ritvana: Mendon se do arrish të nxjerrësh anën time?
Bruno: Besoj që pak kam arritur.
Ritvana: E di pse të kam zgjedhur? Kur vendosa të largohesha, ishe një nga djemtë që më ka përkrahur.