Që me debutimin e saj në politikë, Vasfija Krasniqi-Goodman ka treguar se do të bëhet zëri i shumë vajzave dhe grave që janë dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Tash e sa ditë që deputetja nga radhët e VV-së, ka iniciuar fushatën e saj me kërkesën për drejtësi.
Teksa një ditë më parë, ajo iu shpërndau kolegëve të saj në parlament një pankartë me mbishkrimin “#rallyforherjustice (së bashku për drejtësinë e saj)”. Tani ky mesazh është edhe në duart e këngëtares së njohur, Dua Lipa.
Lipa shihet në një fotografi të realizuar së fundmi në Londër ku shihet me pankartën në duar.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/October/20/auto_lipa11634737175.jpg)