Adele nuk ka hequr dorë nga ushqimi i shijshëm, qoftë ai edhe i shpejtë e i pashëndetshëm.
“Vakti im i fundit ishte McChicken Nugget me një patate të madhe, të skuqur. Unë ha të paktën njëherë në javë në McDonald`s”, tregoi Adele për Vogue.
Për dobësimin e saj, Adele sqaroi gjatë se erdhi si pasojë e ushtrimeve që vazhdon t`i kryejë tre herë në ditë. Kurse palestrën e nisi për të luftuar me ankthin pas divorcit.
Kështu që mos u ndjej në faj herën tjetër pasi të hash ‘junk food’.