Një nga këngëtarët më të njohur të Ganës, Shatta Wale, është arrestuar disa orë pasi tha se ishte në arrati nga frika e jetës së tij. raporton BBC.
Ai kishte postuar në Facebook se "jeta e tij është në rrezik".
Policia e akuzon atë dhe dy të tjerë për "përhapjen e informacionit të rremë" mbi një sulm të dyshuar me armë ndaj yllit reggae.
Shatta Wale është më i njohur për bashkëpunimin e tij me Beyoncé në albumin e saj Lion King, i cili zgjeroi bazën e tij të fansave në të gjithë Afrikën dhe globalisht.
Këngëtari 37-vjeçar i dancehall nuk ka komentuar akuzat kundër tij.
Në një postim në Facebook të hënën, artisti lidhi kërcënimet për jetën e tij me një "pastor të rremë" i cili kishte bërë një profeci në një stacion radio lokale se ai do të vritej.