Modelja Agnesa Vuthaj, ka bërë një gjest human.
Ajo ka gjetur në rrugë 5 qenush, të cilët i ka strehuar në shtëpinë e saj.
Agnesa në grupin për kafshët ka publikuar imazhe të qenushëve duke treguar që dy prej tyre i ka dhënë për adoptim ndërsa edhe dy të tjerë po i jep për adoptim
Gjithashtu ka shtuar se qenushët janë vaksinuar me dozën e dytë dje dhe janë të këndshëm, të zgjuar dhe të butë.
