Dafina Zeqiri nuk po di të ndalet me publikimin e klipeve të reja nga albumi i saj i ri “Dafinë moj”.
Javën e kaluar ajo lansoi klipin e këngës “Vet e lype” në bashkëpunim me MC Kreshën.
Derisa po punon në klipet e reja, ajo ka realizuar disa fotografi ku në thelb janë paratë, e që pjesë e fotografive ka qenë edhe i dashuri i saj, Dj Geek.
“Paratë rregullojnë gjithçka rreth meje”, shkruan në njërën nga fotografitë që ajo ka realizuar.
Këngëtarja gjithashtu gjatë ditës ka zbuluar se ka nisur xhirimet e klipit për këngën e re, e që pjesë e tij do jetë edhe Arta Nitaj.