Loredana, krahas muzikës, është shumë aktive edhe në rrjetet sociale, ku ndan edhe detaje nga jeta e saj personale. Së fundmi, në një InstaStory ka shkruar:
“Jam thjesht e acaruar që më ka kapur një paralizë gjumi, që më ka bërë për vete”.
Ky shkrimi i saj ka shqetësuar jo pak ndjekësit e saj, mirëpo reperja nuk ka preferuar që të japë më shumë detaje rreth këtij problemi.
Shumica e njerëzve thuhet se përjetojnë një paralizë gjumi një ose dy herë gjatë jetës së tyre. Ky problem është ndryshe, paaftësia e përkohshme për të lëvizur ose për të folur derisa të zgjoheni ose të bini në gjumë.
Më parë edhe vajza të tjera të showbizz-it shqiptar kanë rrëfyer eksperienca të ngjashme me Loredanën. Edhe Beatrix Ramosaj dhe blogerja Armina Mevlani, kanë ndarë me ndjekësit episode të tilla, siç tregojnë ato, të frikshme dhe shqetësuese.