Për artistat shqiptarë rrjetet sociale janë vendi ku ata na prezantojnë me profesionalizmin e tyre.
Për të qenë më afër me ndjeksat e tyre shpesh herë prezantojnë edhe familjarët e tyre.
Këngëtarja Aida Doçi së fundi na ka prezantuar me gjyshen e saj.
Artistja ka postuar një fotografi ku ka pozuar në prehërin e të gjyshes derisa ka shkruar një dedikim të ëmbël për të.
“E ku ka më e mirë se gjyshja” ka qenë mbishkrimi në fotografinë ku shihet gjyshja e saj derisa pozon e buzëqeshur.
