Spektakli i kësaj të premteje do duhej që përveç emocioneve, debateve, përballjeve dhe surprizave edhe të eleminonte njërin prej banorëve.
Katër ishin të eleminuarit e kësaj jave, të cilët janë votuar nga publiku nëse duhet të qëndrojnë apo të lënë shtëpinë e ‘’Big Brother Vip’’.
Ethet e garës sa vijnë edhe rriten dhe i eleminuari i dytë për këtë edicion është Arditi.
”Vëllai i Madh” ka vendosur që ndryshe nga çdo vit më parë t’i japë mundësinë disa prej banorëve për tu rikthyer në lojë në rast eleminimi.
Fati e deshi që Arditi të sihte përfituesi i kësaj mundësie.
Ai rikthehet për të vijuar normalisht lojën.
*Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listen e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.