Ajo është sot një nga këngëtaret shqiptare më në zë të momentit, por si të gjitha vajzat, në periudhën e saj të adoleshencës ka patur pëlqimet e saj.
Por a e dini se cili nga kolegët ka qenë “crush-i” i saj i parë?! Një dhe vetëm një… Ermal Fejzullahu.
“Ka qenë Ermal Fejzullahu, sepse në ato vite Ermali merrte pjesë në festivalet shqiptare dhe ishte shumë i famshëm. Unë ia këndoja të gjitha këngët”, ka thënë Elhaida duke risjellë në kujtesë hitin e Ermalit, “Për një dashuri”.
Madje pas këngës ajo tha me humor: “Mos është ende crush”, duke e përmbyllur bisedën me të qeshura.