Ditën e sotme ishte i ftuar në studion e “Big Brother VIP Fun Club” vëllai i Ardit Çunit, Jetmiri. Ky i fundit ka komentuar situatën dhe debatet e krijuara në spektakël mes banorëve.
Jetmiri është shprehur se vëllai i tij është më i sinqerti dhe prandaj sulmohet vazhdimisht.
“Gjithmonë janë kundër atij që thonë të vërtetën. Marrëdhënien me Beniadën e kam parë më shumë si shoqëri se sa si çift”, tha vëllai i Arditit.
Ndërkohë gjatë komenteve dhe me të ftuarat, Jetmiri tha se Arditi “është i vetmi që është pa mik atje pasi bëhen pazare”. E pikërisht kjo solli kundërshtimin e moderatores së Fun Club, Dojna Mema, e cila e ka kundërshtuar duke i thënë që të sillte prova.
“Nuk mund të ngresh akuza, paraqit provat dhe i diskutojmë”, tha Dojna.
“Dhashë mendimin tim dhe nuk e ndryshoj për asnjë lloj arsyeje edhe nëse thoni juve. Përderisa më pyetët do të jap përgjigjen time”, tha vëllai i Arditit.
*Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listen e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.