Modelja shqiptare Arbenita Ismajli ka postuar imazhe të reja.
Arbenita është mjaft e aktive në instagram ku ndan shpesh imazhe të ndryshme qoftë nga karriera apo edhe imazhe përditshmërie.
Ajo përherë është komentuar për shkak të linjave trupore të cilat rrallë nuk i ekspozon në postimet e saj.
Së fundmi modelja ka postuar një foto të re në të cilën u shfaq veshur me një set nude në të cilën ekspozoi kthesat e mahnitshme trupore.
Ani pse nënë e një vajze, Arbenita ka rikthyer menjëherë në top form linjat.
Ndryshe, ajo dhe Fero po shijojnë martesën e tyre pavarësisht thashethemeve të shpeshta rreth ndarjes.


