Kylie Jenner është akuzuar edhe një herë për "blackfishing" pasi postoi video ku dukej me një ton më të errët të lëkurës se zakonisht.
Ylli i "Keeping Up With the Kardashians" mori reagime të mëdha nga fansat, të cilët e akuzuan për “blackfishing” - një term modern që përdoret kur personazhet publikë të bardhë ndryshojnë pamjen duke u dukur me ngjyrë, përmes grimit, fotoshopit apo edhe kirurgjisë plastike.
"Është e qartë që ajo po përpiqet të duket e zezë", -shkroi dikush dhe shumë të thjerë ranë në një mendje.
Një tjetër shkroi në Twitter: "Mendova se ishte Beyonce në shikim të parë".
"Pse duket ngjyra e lëkurës së saj kështu?" -komentoi dikush tjetër.
Në gusht, Jenner u përball akuza të ngjashme për blackfishing, kur ajo ndryshoi shpejt një përshkrim nën një nga fotot e saj, nga "vajzë me lëkurë kafe" në "vajzë me sy kafe".