Vetëm pak ditë pasi Granit Cana delaroi se Fifin e sheh vetëm si shoqe dhe jo soi të dashur, duket se vajzat e tjera në shtëpi kanë nisur ta ngacmojnë. Disa prej tyre besojnë se Semi Jaupaj ka pëlqim për ish-futbollistin.
Ditën e djeshme, Graniti shkoi të përgatiste vetë një sallatë frutash në kuzhinë. Atij iu bashkuan Sheila, Semi dhe Beniada. Gjatë kohës që ai priste kivit, Sheila i tha se po e përgatiste këtë gjë me shumë dashuri për Semin.
Mirëpo, kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer aspak Canës, i cili vendosi të “hakmerrej” ndaj këngëtares. Ai e mori pjatën dhe shkoi t’ia jepte Fifit.
“E kam një ide të mirë, po ia çoj Fifit”, -u shpreh ai gjatë kohës që largohej nga kuzhina.
Pas këtij veprimi, Sheila dhe Semi u shtangën dhe nuk e pritën mirë vendimin e Granitit. Sidomos Semi,e cila vazhdoi ta komentojë edhe me banorët e tjerë në oborrin e shtëpisë.
Graniti shkoi tek ta dhe tha se veproi në këtë mënyrë, sepse Sheila e provokoi kur tha se “po e bën me dashni për Semin”.
“Unë kesh tu e bo me zemër dhe dashni, por në momentin kur ndërhyri kjo fraerica (Sheila), ‘po e bën për Semin me dashni’, këso lojna…”, tha Graniti.
“Ti po e bëje për mua, mua më ofendove, sepse unë ta kërkova”,- iu kthye Semi.
Mirëpo, debati mes tyre vazhdoi dhe Semi i përmendi historinë e tij me Fifin.
Pjesë nga biseda:
Semi Jaupaj: Nuk ishte aq serioze…
Granit Cana: Tingëllon Semi, tingëllon se je e përfshime në mesin teme dhe Fifit, ti e di shumë mirë, duket qashtu atje jashtë…
Semi Jaupaj: Po ju e keni sqaru muhabetin, a jeni motër e vëlla?
Granit Cana: Unë jom deklaru qetu që me asnjonën nuk lidhna…
Nuk dihet nëse ish-futbollisti do të ndryshojë mendim kur të vijnë vajza të reja në shtëpi, megjithatë për momentin nuk ka në plan të krijojë lidhje me asnjë nga vajzat në shtëpi.