Të premten e kaluar, Fifi menjëherë pas spektaklit është ndjerë keq, dhe është dashur të intervenojnë mjekët për të stabilizuar gjendjen e këngëtares.
Përmes një komunikimi zyrtar, Arbana Osmani ka bërë të ditur se pamjet e asaj nate nuk u dhanë në asnjë moment për publikun.
Këngëtarja ka falenderuar Arbanën që i sollën dhe psikologun atë natë për ta qetësuar e të cilët më pas konstatuan se Fifi mund të vazhdojë lojën.
E gjithë ngjarja ndodhi pasi Graniti i tha Fifit se e sheh thjesht si shoqe e motër, por jo diçka më shumë.
Theksojmë se sonte në spektakël, pikërisht për këtë gjë, produksioni kanë ftuar edhe një psiko-terapiste.
Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listen e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.