Nominimet/ Kledi: Nuk duhet të merren seriozisht

Mediale Vip

Nominimet/ Kledi: Nuk duhet të merren seriozisht

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 16:45
Kledi

Ethet e garës sa vijnë dhe shtohen dhe ankthi më i madh për banorët është momenti kur duhet të nominojnë dhe nominohen. 

Pavarësisht afrimitetit të krijuar mes tyre, banorët nuk harrojnë se janë e pjesë e një loje.

Nominimet nxisin gjithnjë debat dhe keqkuptime mes banorëve.

“Nuk kisha kë të zgjidhja tjetër, më fal. Nëse ka një person që vlerësoj ai je ti, dhe e di që publiku të vlerëson dhe prandaj të nominova. Jam e bindur që nuk je i rrezikuar”,- i tha Paloma-Kledit pas spektaklit të mbrëmshëm.

Kledi nga ana tjetër shtoi se gjithkush duhet të kuptojë se është pjesë e një show dhe si e tillë nominimet duhet të merren me sportivitet.

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listen e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat