Sot vdiq në moshën 51-vjeçare regjisorja Burbuqe Berisha, e cila dyshohet se pësoi sulm në zemër në vendin e saj të punës.
Figura të njohura kanë reaguar të trushtuar me lajmin tragjik të ditës së djeshme.
Këngëtari Gold Ag ka zbuluar amanetin që regjisorja i kishte lënë në takimin e fundit të tyre.
“Herën e fundit kur u pamë në fakultet më the: Më ka porosit një djalë i ri me të pa, ishte i sëmurë në spital e shumë po të dojke. Të thashë kur të duash profesoreshë. Por caktimi i Zotit paska qenë që ti sot të ndahesh nga kjo botë kalimtare. Do të mundohem ta gjejë atë djalë e ta çoj amanetin në vend. Zoti të mëshiroftë Buqe”, ka thënë ai.
Burbuqe Berisha, për një vit e gjysmë ka punuar si menaxhere në Kino ABC në Prishtinë, për katër vite si producentë në Kosova -Film, po ashtu për katër vite me radhë si drejtoreshë e Përgjithshme e Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe anëtare e Këshillit Drejtues të QKK-së, si dhe të Ansamblit “Shota” ne vitin 2017 kryetarë e këshillit drejtues te TKK.
Në shumë festivale filmash ka qenë anëtare e jurive profesionale me karakter ndërkombëtar dhe është aktiviste e shume kampanjave bamirës.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/October/28/auto_248821207_395359042248341_7689173192150191171_n1635403264.jpg)