Ermal Mamaqi i ftuar në studion e D-Night tregoi më shumë rreth serialit "H.O.T" që po transmetohet në ekran.
E sigurisht nuk mund ti shpëtonte pyetjes rreth xhelozisë së bashkëshortes për skenat e ndryshme në serial.
Dajana: A bëhet Ami xheloze? Se ke shumë skena, puth njërën bëjë dashuri me tjetrën, pastaj puthesh me tjetrën.
Ermali: Me thënë të drejtën nuk është kështu siç pritet të jetë. Ishte një skenë pak e çuditshme ajo me Megin te dhoma e grimit. Por po i qetësoj të gjithë që shikojeni pa merak se nuk ka më kështu situatash. Jo Ami nuk bëhet xheloze sepse unë nuk kam ndërveprim vërtetë.