Sara është njëra ndër personazhet më të komentuara dhe të dashura të publikut shqiptar.
Ajo tashmë është në lidhje dashurie me reperin e njohur Ledri Vula.
Çifti tash e disa muaj janë bërë prindër për herë të parë të një vajze që kanë vendosur ta quajnë Poem.
Si duket familja e tyre tashmë është kompletuar, por ajo që ka rënë në sy kohëve të fundit në Instagramin e Sarës është një përgjigje e kësaj të fundit që ia ka kthyer ndjekses së saj.
Sara ka bërë një bashkë bisedim me ndjekësit dhe një pyetje që iu është bërë Sarës ishte kjo: “A ke pasur dëshirë të kesh një motër?”.
Pyetja nuk tha shumë, por përgjigja e Sarës ishte ajo që morri vëmendjen.
“Ka qenë ëndrra ime më e madhe të kisha një motër, dhe kjo është arsyeja që Poem nuk do ta lë pa motër”. – Ka përfunduar Sara.
Si duket së shpejti Çifti mund të zgjeroj familjen me një fëmijë të dytë.
