Krahas angazhimit në politikë, ajo gjen kohë edhe si të argëtohet.
Adriana Matoshi përmes rrjeteve sociale ka treguar për publikun se ndjek spektaklin e famshëm në Shqipëri, Big Brother VIP.
Ndërkohë, Monika, Iliri dhe Sabiani janë më të komentuarit e ditës në Big Brother Vip, kjo për faktin se ata po komunikojnë fshehurazi me njëri-tjetrin.
Aktorja Adriana Matoshi ka ironizuar me banorët përmes një postimi në storien e saj në Instagram.
“Qe 25 vjet kom shoqni edhe kurr nuk mirrem vesh me sy e me kode. Zot me jep aftesine e Monikes, Ilirit dhe Sabianit”, ka shkruar ajo.