“Mos u afro se t’vraj”, Fero me truprojë sulmojnë producentin në studion e tij

Mediale Vip

“Mos u afro se t’vraj”, Fero me truprojë sulmojnë producentin në studion e tij

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 16:59
Fero bashkë me truprojën e tij

Reperi Feronit Shabani - Fero bashkë me truprojën e tij dyshohet që kanë sulmuar sot në studion e tij producentin Jetmir Agaj.

Burime nga policia kanë deklaruar se në sulm është përdorur edhe një armë e zjarrit nga truproja e Feros, Bujar Ibishi.

Mësohet se pas konfrontimit mes Feros e Jetmir Agajt, truproja i Feros ia ka drejtuar armën nipit të Agajt duke i thënë “mos u afro se t’vraj“.

Media mëson se Jetmir Agaj për momentin është duke u  intervistuar në polici në cilësinë e të dëmtuarit, ndërsa Fero dhe Bujar Ibishi janë shpallur në kërkim nga policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat