Yllka Kuqi ka mahnitur ndjekësit me paraqitjen e radhës.
Këngëtarja gjakovare ka postuar disa imazhe të reja me të cilat mori vëmendjen e ndjekësve të saj në instagram.
Yllka u shfaq e veshur me një fustan të bardhë të punuar me perla, duke theksuar linjat e bollshme trupore.
Kjo paraqitje e Yllkës vie në prag të përgatitjeve të festave të fundvitit.
Kujtojmë se Yllka është e martuar me producentin Astrit Pallaskën ku dje festuan 21 vite bashkë.
Përndryshe, Yllka dhe Astriti janë prindër të një vajze të quajtur Luiza.


