Semi, Sheila dhe Beniada janë në nominin dhe njëra prej tyre do të largohet sonte nga shtëpia e “Big Brother VIP”.
Megjithatë, Arbana Osmani njoftoi sonte se për shkak të thyerjes së rregullave nga ana e banorëve, “Big Brother” ka vendosur që sonte do të ketë dy të eliminuar.
Eliminimin nuk e rrezikojnë vetëm tre vajzat e lartpërmendura, por të gjithë banorët.
Ato do të jenë po ashtu në televotim, për t’u vendosur se cili do të lërë shtëpinë.
*Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listen e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.