Plaga e vrasjes së kineastes gjatë xhirimeve nuk është mbyllur ende për aktorin Aktori Alec Baldwin dhe nuk dihet nëse do ta ketë ndonjëherë ndërgjegjen e qetë.
Ai u pa tepër i mërzitur dhe i pikëlluar pasi u fotografua me familjen e tij në New England, një javë pasi aksidentalisht vrau kineasten Halyna Hutchin gjatë xhirimeve për një film.
Shihet i hequr në fytyrë dhe tepër i tensionuar ndërsa porosit ushqim për familjen e tij. Të enjten e kaluar u publikua lajmi se Baldwin qëlloi me armë që vrau kineasten Halyna Hutchins dhe plagosi shkrimtarin-regjisorin Joel Souza.
Ai ka qenë bashkëpunues me policinë e Santa Fe-së në New Meksiko, derisa hetimet për këtë janë duke vazhduar. Baldwin ishte duke xhiruar në filmin Rust ku ai aksidentalisht vrau 42-vjeçaren. Në armën që ai përdori kishte një fishek të vërtetë, ndërsa policia ende nuk e di shkakun e kësaj tragjedie.