Paloma u eliminua nga një televotim i dytë gjatë spektaklit të së premtes. Në një intervistë për “Ftesë në 5” ka treguar se nuk e priste që të dilte nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, por debate i ashpër me Sheilën dhe mendimet për bashkëshortin mund të kenë penalizuar.
Sipas saj, atmosfera ndryshoi tërësisht në shtëpi dhe pjesa më e madhe patën ngarkesë të madhe emocionale, përfshirë edhe Palomën vetë. “Do bëhem për ilace edhe 2 javë”, ishin mendimet që qarkullonin në mendjen e Palomës, e cila shton se Monika ndryshoi tërësisht gjatë ditëve të fundit.
Paloma: Nuk e prisja të dilja. E vetmja gjë që mendoj se më penalizoi ishte mbyllja në vetvete pas sherrit me Sheilën dhe stresi se si ishte Andreji dhe pjesa tjetër e thashethemeve me Monikën që i kthente në sfida personale. Nuk kishte më hapësirë për të luajtur e për tu kënaqur. Secili ishte i ngarkuar emocionalisht.
Thoja edhe 2 javë do bëhem për ilaçe. Jam mësuar me njerëz që më japin dashuri. Më mungonte Monika që sajonim litare, bënim pompa. Nuk ishte Monika që bëja biseda të këndshme.