Loredana bën jetë luksoze dhe këtë të gjithë e dinë.
Rep artistja kosovare e cila jeton dhe vepron në Zvicër është e dhënë fort pas jetës luksoze, gjë që vërehet edhe në përditshmërinë që shfaq në rrjetet sociale.
Jo rrallë herë është komentuar shumë për blerjet e shtrenjta, të cilat janë bërë më pas kryefjalë në mediat rozë.
Së fundmi një nga faqet e njohura në instagram “Shqip Closet” ka postuar veshjen e Loredanës me çmimet përkatëse.
Ajo çka mori vëmendje më shumë ishte byzylyku që mbante në dorë i firmës ‘Cartier’ në vlerë prej 61 mijë e 500 euro.
Që sipas llogaritjes matematikore e gjithë kjo paraqitje Loreadanës i kushtoi hiq më pas se 61 mijë e 840 euro.
Kujtojmë, se Loredana ishte e martuar me Mozzik ani pse ende s’jan divorcuar zyrtarisht, e nga kjo martesë dyshja kanë një vajzë.