Ritvana dhe Argjendi u dukën se do ishin një nga çiftet e këtij sezoni të “Për’puthen”. Ata realizuan disa takime bashkë ku u shfaqën shumë të afërt. Madje, u takuan edhe jashtë programit. Mirëpo, kohët e fundit marrëdhënia mes tyre është ftohur goxha dhe ka kulmuar ditën e sotme me një debat të ashpër.
Argjendi e akuzoi Ritvanën se ajo ka bërë takime shokësh, ndërsa me të nëse nuk ka qenë takim shoqëror ka qenë i shtirur. Kjo nuk u prit aspak mirë nga Ritvana, e cila u shpreh se ajo është munduar që të funksionojë. Argjendi i tha se ajo po pret që ai ta lusë, por gjithashtu nuk munguan edhe ofezat.
Ritvana: Jam e vetmja vajzë që kam pasur më shumë takime me një djalë dhe jam përpjekur që të funksionojë.
Antonia: Ndryshe nga ty unë jam shumë ndryshe në takimet me djemtë.
Ritvana: E di se unë nuk sillem njësoj si me shokët e mi.
Argjend: Ti je e fundit që duhet të flasësh për takime mes shokësh. Të lutem!
Ritvana: Pse ne të dy jemi shokë?
Argjend: Jo por je shtirur në të gjitha takimet. Me të tjerët ke bërë takime shoqërore. Me mua nëse nuk ke bërë takime shoqërore kanë qenë të shtirura, kjo kuptohet.
Ritvana: Pse e shtirur se vendosa të largohem nga ti?
Argjendi: Ti nuk u largove. Ti po pret të të lus unë.
Ritvana: E ke shumë gabim se unë nuk shkoj me të lutur.
Argjendi: Ti ke treguar sjellje të paedukata. Ti je thjeshtë e paedukatë.
Ritvana: Unë e paedukatë? Ke shumë të drejtë. Edukatën ma ka dhënë familja ime jo ti o idiot.