Kanë mbetur edhe pak ditë nga sezoni i dytë i “Love Story”, i cili këtë vit do të vijë në ekran me disa risi. 15 nëntori, dita kur do të nisë sezoni i dytë i këtij dating show, veç ndryshimeve të vetë protagonistëve, do të sjellë çdo pasdite në ekranin e Tv Klan një program të ri, në shoqërinë e Eni Shehut, “Love Story Talk”.
Nga e marta në të premte, programi do të sjellë çdo mbrëmje të reja nga protagonistët e “Love Story”, si edhe sitata të ndryshme që lidhen me ta. Po ashtu, “Love Story Talk” do të ketë edhe opinionistë që do të komentojnë veprimet e personazheve të këtij formati.
Pak ditë më parë, produksioni zbuloi emrat e opinionistëve të ‘Love Story’; Robert Aliaj dhe Jerina Lalaj, ndërsa në spotin e “Love Story Talk”, dëgjojmë komentet e dy opinionisteve të programit ditor, Xhensila Pere dhe Zhaklina Lakatari.
Në regjinë e Vera Grabockës, drejtimin e Alketa Vejsiut dhe autorësinë e Ilda Lumanit, “Love Story”, këtë sezon të dytë premton shumë surpriza.
Ju mbetet vetëm të prisni 15 nëntorin.