Më herët Graniti rrëfeu momentet më të rëndësishme të jetës së tij, të mira apo të hidhura qofshin ato.
Ai tregoi se është rritur me vështirësi të mëdha ekonomike.
Divorci i prindërve la pas një dhimbje të madhe tek ai, plagë e cila nuk u shërua lehtë me vite të tëra.
Graniti tregoi se në adoleshencë i është dashur të përballojë gjithë përgjegjësitë familjare, si mashkulli i vetëm i shtëpisë.
I përlotur Graniti shprehu se familja është strehëza e tij e dashurisë dhe se nëna është pika e tij e dobët.
Pak minuta pas këtij rrëfimi, Graniti u përball me një surprizë shumë emocionale për të.
Ai pati mundësinë të takonte nënën e tij e cila iu drejtua me këto fjalë:
Dil nga guaska, ky nuk është Graniti që njohim. Lundro lirshëm, bisedo, bëj qejf, argëtohu.
*BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.