Natën e djeshme Fifi bëri një konvertim mes Granitit dhe Donaldit,ku vendosi Donaldin në nominim.
Ajo edhe në dhomën e rrëfimit shprehu se do të nominonte Donaldin pasi asaj nuk i kanë pelqyer aspak debatet që kanë ndodhur në shtëpi mes tij dhe Ilirit.
Donaldi po mundohet t’a sqarojë Fifin duke i thenë që situata nuk është aspak ashtu siç duket.
“Unë s’jam budalla,prandaj kam reaguar ashtu ndaj situatës me Ilirin,unë e kam dalluar direkt që ai njeri po bën lojë.Loja e tij është shumë e dukshme dhe shumë e pisët”,thotë ai.
*BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.