Pavarësisht se kanë patur shumë debate dhe konflikte mes tyre, Mikela dhe Bruno kanë patur një takim shumë romantik, që shkoi shumë mirë. Mirëpo, konkurrentja shprehu se është mërzitur pasi ai tha vajza e re, Efi, ishte vajza “perfekte” që ai do të kishte në krah, të paktën nga pamja e jashtme.
Megjithatë, takimi krijoi shumë polemika, sidomos mes tij dhe Alvisës. Ata shpërthyen në akuza për njëri-tjetrin. Ai tha se ajo mohon gjëra që kanë ndodhur dhe fjalë që ka thënë, ndërsa nga ana tjetër, konkurrentja e akuzoi se manipulon çdo situatë. Bruno hodhi akuza mbi Alvisën, duke thënë se të gjithë do ta marrin vesh në fund se çfarë kanë ndodhur mes tyre dhe për shkak të këtyre fjalëve Alvisa aludoi edhe për një inçizim që është në dijeni Bruno dhe Mikela.
Pjesë nga biseda:
Alvisa: Di ndonjë gjë ti Mikela për mua?
Bruno: Mua më është zbehur pëlqimi për ty, (për Alvisën). S’kam asgjë për të treguar, të gjithë do ta marrin vesh në fund se çfarë ka ndodhur mes nesh.
Alvisa: Nëse ke incizuar diçka je shumë i pafytyrë
Megjithatë, ata refuzuan ta komentonin më shumë, duke lënë pikëpyetje lidhur me situatën.