“Këngë moj” ishte spektakli që riktheu në ekran Klea Hutën, një nga moderatoret më të dashura, pas disa vitesh mungese në televizionet shqiptare.
Në qershor u përmbyll sezoni i dytë i këtij formati, megjithatë gjatë verës, u transmetua Maratona e këngës popullore “Këngë Moj”, ndonëse jo në prezantimin e Kleas, por një tjetër moderatoreje shumë simpatike, si Nevina Shtylla.
Megjithatë, për shumë pak ditë rikthehet sërish në “Vizion Plus”, “Këngë Moj”, e bashkë me të edhe Klea, që sigurisht edhe pse pas pauzave të shkurtra, i mungon ekranit.
Vetë moderatorja ka zbuluar në një Instastory, ku ka publikuar një video të spektaklit, që starton në 9 nëntor.