Ata janë një ndër çiftet më simpatikë, ndërsa në jetën e tyre janë bekuar edhe me një vajzë, të cilën e kanë quajtur Emi.
Jonida Vokshi, në ditën e lindjes së bashkëshortit të saj, Besnik Krapi, ka zbuluar foton e tyre të preferuar teksa i ka dedikuar disa fjalë të thjeshta dashurie.
“Kjo është ndër fotot tona të preferuara, edhe pse para 6 vitesh. Ajo që dua më shumë se gjithçka tek ne, është se kënaqemi e qeshim bashkë njësoj si atëherë.
Gëzuar ditën tënde të lindjes dashuria ime dhe e Emit. Të dua”, shkruan Jonida.