Janë zbuluar detaje rreth dramës mes Zayn Malik dhe Yolanda Hadid.
Javën e kaluar, nëna e Gigi Hadid, Yolanda pohoi se Zayn e goditi atë ndërsa ishte vetëm me vajzën njëvjeçare. Zayn e ka mohuar këtë, por kas këtij lajmi u raportua se ai dhe modelja ishin ndarë.
Sipas një burime, Yolanda është shumë e mërzitur me Zayn.
“Yolanda është shumë e mërzitur me Zayn, por Gigi e ka bërë të qartë se vajza e saj ka nevojë për babanë e saj”, tha një burim për People. “Gigi do të bëjë gjithçka që mundet për t’u siguruar që ata të bashkohen në një mënyrë civile”.
“Yolanda e mbron shumë Gigi-n”, vazhdoi burimi. “Ajo dëshiron më të mirën për vajzën dhe nipin e saj. Ajo ka pasur disa probleme me Zayn. Ai ka një personalitet të komplikuar dhe ajo mendon se ai mund ta trajtojë Gigi-n më mirë. Ka qenë e vështirë ndonjëherë për Gigi të jetojë me të”.
Ndërkohë, një mik i Zayn tha: “Yolanda erdhi pa e ftuar ndërsa Gigi ishte jashtë për punë dhe Zayn po kujdesej për Khai. Kjo i çoi ata në një debat”.