Arjola Demiri ka një muaj që është bërë pjesë e Big Brother VIP Albania.
Aktorja nga Tropoja gjatë ditës ka marrë vëmendjen me bluzën që ajo kishte zgjedhur të vishte brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
“Liria ka emër – UÇK”, ka mbishkrimin kjo bluzë e Arjolës e cila është argument për lirimit të krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.
Theksojmë se Arjola Demiri brenda shtëpisë ka treguar jetën e vështirë që ajo ka pasur gjithë këto vite.
Problemet e shumta me tanimë ish-bashkëshortin e saj, ku mezi arriti të fitonte edhe përkujdesjen e tre fëmijëve të saj.
*Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listen e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.