Në vitin 2017, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi kurorëzuan lidhjen e tyre disa vjeçare me martesë.
Me një dasmë madhështore, të organizuar në Gjirin e Lalëzit në Durrës, çifti festuan këtë ditë të veçantë të jetës së tyre.
Ani pse jeta e saj private komentohet shumë, një vëmendje të madhe merr edhe raporti i saj që ajo ka me nënën e Getit, vjehrrën e saj.
Kjo e fundit, ka publikuar një lajm që është shkruar për të dhe Marinën, saktësisht raportin e mirë mes tyre dhe mbështetjen që ajo i jep moderatores.
E këtu nuk ka munguar as komenti i Marinës e cila është pajtuar plotësisht me atë çfarë është shkruar për të dyja.
Ndryshe, çifti Marina dhe Geti shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë.