‘Sulejmani i madhërishëm’ bëhet baba për herë të tretë

Mediale Vip

‘Sulejmani i madhërishëm’ bëhet baba për herë të tretë

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 22:14
Bergüzar Korel dhe Halit Ergenç

Lajme të mira vijnë nga çifti i famshëm i aktorëve, Bergüzar Korel dhe Halit Ergenç.

Aktorja e njohur Bergüzar Korel është bërë nënë për herë të tretë këtë të mërkurë, pas dy djemve, Ali dhe Han.

Çifti i aktorëve janë bërë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Leyla.

Pas lindjes në një spital privat në Maslak, mësohet se nëna dhe vajza gëzojnë shëndet të plotë.

Halit Ergenç, i cili nuk e ka lënë vetëm partneren e tij gjatë lindjes, është shoqëruar edhe nga dy djemtë, Ali dhe Han.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat