Bajo zbulon lidhjen e fshehtë me ish-konkurrenten e “Përputhen 2”

Mediale Vip

Bajo zbulon lidhjen e fshehtë me ish-konkurrenten e “Përputhen 2”

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 18:49
Bajo

Ish konkurrenti i Përputhen 3 ka treguar për jetën e tij private.

I ftuar në ‘Shqipëria Live’, Bajo zbuloi se ka pasur një lidhje me një konkurrente nga ‘Përputhen’ e sezonit të dy, duke mos dashur që të tregojë identitetin e saj.

Bajo tha se bashkëjetonte prej 4 muajsh me vajzën në fjalë dhe se vazhdonin lidhjen e tyre edhe gjatë 2 javëve të para që ai ka qenë pjesë e emisionit.

Fill pas kësaj dyshja janë ndarë pasi vajza ka zgjedhur të largohet!

Bajo: "Ke patur lidhje me një konkurrente të mëparshme me një konkurrente nga ‘përputhen 2’. Kam qenë në lidhje me të 2-3 javët e para që kam qenë në emision, e kam pasur në shtëpi. Bëmë një pakt bashkë, shiko se unë i kam synimet e qarta më prit. Nuk më priti edhe pse e doja. Ja bëra të qarta para se hyja, te pjesa e famës dhe për ta përdorur si trampolinë drejt biznesit. Ajo nuk duroi dot presionin dhe u largua më vjen keq që jam ndarë. 4 muaj bashkëjetesë kalova me të, lidhje kam më tepër. Ajo femër ka një familje dhe e kam dashur realisht. Nuk ja vlejti që mora pjesë në ‘Përputhen’ dhe e humba. E kam takuar, arritëm një konsesus nga të dyja palët, ajo në hallin e vet edhe unë në timen. I them live që të kam dashur shumë, por edhe një libër po ta lexosh dy herë nuk ka sens."

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat