Akuza të vazhdueshme për produksionin? Ja si përgjigjet Monika Lubonja

Mediale Vip

Akuza të vazhdueshme për produksionin? Ja si përgjigjet Monika Lubonja

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 23:49
Monika Lubonja

Monika Lubonja është përgjigjur rreth akuzave të vazhdueshme që ka bërë për produksionin e Big Brother Albania.

Mbrëmjen e sotme, Monika u shpreh se ka bërë thjesht një analizë dhe ndihet shumë mirë që është pjesë e formatit.

Monika: Kam bërë një analizë. Nuk e kam pasur fare për produksionin. Ka qenë thjesht analizë dhe nuk mendoj se duhet të shikohet si një gjë… Përkundrazi, kam shumë respekt për produksionin. Kështu është natyra ime e hapur. Absolutisht kam shumë respekt dhe ndihem shumë mirë që më keni bërë ftesë e më keni sjellë këtu.

*Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listen e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat