Transformimi i fundit i flokëve të Kanye West ishte në të vërtetë art.
Reperi 44-vjeçar i çuditi të gjithë javën e kaluar kur doli në Miami me një model flokësh aspak të zakontë. Fansat i kthyen fotot e West në meme në rrjet, duke thënë me humor se ai kishte lënë të bijën 8-vjeçare North t'i priste flokët.
Mirëpo së fundmi reperi zbuloi frymëzimin e vërtetë pas pamjes në një intervistë të re 2-orëshe.
“Fobia e shëndetit mendor, kjo është arsyeja pse e bëra këtë prerje flokësh”, tha West në podkastin e TV Revolt ‘Drink Champs’. “Deklarimi i çmendurisë është një formë kontrolli… Në fillim e quajta Britney. Tani ata mund ta quajnë Ye.”
West po i referohej incidentit të vitit 2007 kur Britney Spears hyri në një sallon në Kaliforni pasi doli nga rehabilitimi dhe qethi vetë flokët kur ish-bashkëshorti Kevin Federline nuk e lejoi të shihte djemtë e saj. Ajo u vendos në një kujdestari menjëherë pas kësaj.
"Fakti që prerja ime e flokëve dhe emri im i ri erdhën në të njëjtën kohë ishte diçka," shpjegoi më tej West. “Kjo ishte më e vështirë sesa mbajtja e kapelës së Trump, sepse imazhi im [është i rëndësishëm]. Dhe ju e dini, si njeri me ngjyrë, prerja e flokëve do të thotë shumë. Unë jam një artist, kështu që kur shihni flokët është një përfaqësim i mendimeve të mia në zhvillim."
Duhet të theksojmë se pas flokëve, Kanye “zhduku” edhe vetullat e tij.