Monika i rrëfen Semit betejën e saj me ankthin

Mediale Vip

Monika i rrëfen Semit betejën e saj me ankthin

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 19:38
Monika

Paraditen e sotme Monika ka treguar detaje të tjera lidhur me luftën që ka përjetuar me ankthin.

Ajo tregoi se episodet e para i kanë ndodhur gjatë provave për një shfaqje teatri.

“Sapo nisja provat vetëm qaja, për ditë të tëra ndodhi e njëjta gjë derisa i thash regjisorit që do hiqja dorë”, – tha Monika.

Aktorja tregoi se i është dashur të kalojë momente shumë të vështira por pas disa kohësh mësoi si t’i menaxhonte.

“Nuk flisja dot, bllokohesha komplet. Mësova pastaj se çfarë duhet të bëja dhe isha në gjendje të ndihmoja veten”,- shtoi ajo.

Monika rrëfeu se për disa kohë i është dashur të mjekohesh çdo ditë dhe me doza të mëdha ilaçesh, derisa gjendja e saj u stabilizua.

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat