Gold AG postoi foton e ëmbël në rrjete sociale.
Reperi i njohur shqiptar dhe partnerja e tij Ermira në muajin nëntor u bekuan me një djalë, që e pagëzuan me emrin Gueril.
Ky emër edhe u diskutua gjatë dhe më pas reperi u detyrua të shpjegonte domethënien e tij, duke thënë se emri Gueril do të thotë luftëtar.
Gold AG sot ndau pamje nga dita e tij me djalin në rrjete sociale ku tregoi se ai dhe djali po kalonin kohë me nënën e reperit teksa dukeshin mjaft të lumtur së bashku.
“Kush nuk është i mëshirshëm me të vegjlit tanë dhe kush nuk respekton të drejtat e pleqve tanë, nuk është prej nesh”, shkroi Gold AG në mbishkrimin e fotografisë.