Aktori Will Smith flet për “seksin spektakolar” dhe për sekretin e lumturisë me bashkëshorten

Mediale Vip

Aktori Will Smith flet për “seksin spektakolar” dhe për sekretin e lumturisë me bashkëshorten

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 07:47
Will Smith dhe Jada Pinkett Smith

Will Smith ka folur sërish për jetën personale, gjatë promovimit të autobiografisë “Will”, ku kujtoi ditët e para të miqësisë me gruan tij, Jada Pinkett Smith dhe seksin “spektakolar” në fillimet e marrëdhënies së tyre.

Ne pinim të dy, bënim seks disa herë në ditë, çdo ditë. Fillova të pyes veten nëse kjo ishte një lloj sfide. Sido që të ishte, kishte vetëm dy mundësi: do ta kënaqja seksualisht këtë grua ose do të vdisja duke u përpjekur për ta bërë këtë.“,- tha Will në një intervistë për Oprah Winfrey.

Përfundoi shumë më komplekse se kaq, Oprah. Ato ditë të hershme ishin spektakolare”,- tha me shaka aktori i “King Richard”.

Image

Dyshja u takuan pas divorcit të Smith nga gruaja e parë, Sheree Zampino, në 1995.

Edhe sot, nëse unë dhe Jada nisim të flasim, kalojnë katër orë pa u kuptuar. Është kjo arsyeja pse kemi qenë në gjendje të mbajmë një marrëdhënie të shëndetshme dhe pse jemi ende së bashku, duke mos krijuar një ambient mbytës për njëri-tjetrin, si dhe për shkak të aftësisë për të kaluar çdo problem,”- shpjegoi Smith.

Dy muaj më parë, aktori zbuloi se bashkë me Jada-n kanë një martesë të hapur. Artisti pranoi se në fillim ka pasur një martesë monogame, por më pas gjithçka ndryshoi.

Image

Jada kurrë nuk besonte në martesën tradicionale… Jada kishte anëtarë të familjes që kishin një marrëdhënie jo tradicionale. Kështu ajo u rrit në një mënyrë që ishte shumë e ndryshme nga ajo se si unë u rrita,“- shpjegoi Smith.

Për pjesën më të madhe të marrëdhënies sonë, monogamia ishte ajo që ne zgjodhëm, duke mos menduar për monogaminë si përsosmërinë e vetme relacionale,”- tha ai.

Aktori tha se të dy i kanë dhënë liri njëri-tjetrit, sepse për ta, martesa “nuk mund të jetë burg”.

“Unë nuk e sugjeroj këtë për askënd. Por liria që i kemi dhënë njëri-tjetrit dhe mbështetja e pakushtëzuar, për mua janë përkufizimi më i lartë i dashurisë“- theksoi Smith.

Image

Në korrik të vitit të kaluar, Jada pranoi publikisht gjatë një interviste se ka pasur lidhje me këngëtarin August, i cili është një mik i i djalit të saj. Pas kësaj Will dhe Jada u ndanë për një periudhë kohe dhe më pas u rikthyen sërish në krahët e njëri-tjetrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat