Mëngjesin e ditës së sotme në mediat turke u raportua se Morena Taraku është në lidhje dashurie me këngëtarin turk Berdan Mardini.
Sipas raportimeve, lidhja e këngëtarit vie pasi i dha fund martesës 10-vjeçare me bashkëshorten e tij, Fatoş Yelliler.
Por, duket se këngëtares dhe modeles nuk po i bëhet vonë sa i përket këtij lajmi.
Ajo është lajmëruar në llogarinë e saj në Instagram, por duke publikuar diçka që lidhet me biznesin e saj në Turqi.
Theksojmë se mediat në Turqi kanë raportuar se Mardini dhe Morena janë fqinjë me njëri-tjetrin.