Sa fëmijë do të ketë? Afërdita Dreshaj ia ka lënë tjetërkujt në dorë përgjigjen

Mediale Vip

Sa fëmijë do të ketë? Afërdita Dreshaj ia ka lënë tjetërkujt në dorë përgjigjen

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 15:51
Afërdita Dreshaj me familjen e saj

Afërdita Dreshaj po jeton jetën e saj më e lumtur se kurrë, pasi është bërë nënë e një djali të vogël, të quajtur Sky. Bashkëshorti i saj, është një lojtar i famshëm i Hokejit ndaj jeta e tyre tashmë është e ndarë mes Europës dhe SHBA-së.

Herë pas here këngëtarja dhe modelja i kushton pak kohë fansave të saj me anë të pyetjeve që i’u jep atyre mundësinë t’i drejtojnë, ku shumica janë për vogëlushin.

E pyetur se sa fëmijë dëshiron të ketë, Afërdita ia ka lënë tjetërkujt përgjigjen. Ajo e ka drejtuar kamerën nga bashkëshorti, teksa luan me të birin, dhe ai e pyet se sa motra e vëllezër dëshiron të ketë. Ndaj mesa duket, ai që do të vendosë do të jetë Sky.

Afërdita u bë nënë për herë të parë në muajin mars, por ajo arriti të ruante forma perfekte trupore, pasi siç tregoi, veç ushtrimeve I kishte kushtuar kujdes të veçantë edhe ushqimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat