Fifi dhe Eixhel njihen nga jashtë, por kjo nuk i ka ndihmuar që të mos kenë ngacmime dhe provokime në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Einxhel i tha para pak ditësh këngëtares se ajo nuk flet fare me të dhe se i vetmi moment që kalojnë bashkë është kur shtrihen të flenë, pasi ndajnë të njëjtin krevat.
Moderatorja ka treguar se i ka premtuar një personi jashtë, identitetin e të cilit nuk e zbuloi, që nuk do ta sulmojë Fifin aty brenda. Madje gjatë spektaklit e diskutuan këtë dhe pajtimin me Semin, marrëdhënie që sipas Einxhel kishte ndikuar tek ajo
Ndërkohë, gjatë lojës së kartolinave, ku banorët shkruajtën në një kartolinë disa këshilla apo sugjerime që mund të kishin për konkurrentët, Fifi akuzoi Einxhel si tendencioze gjë e cila nxiti një diskutim të gjatë mes tyre.
“Ti zgjodhe të më akuzoje mua pikërisht në natën e spektaklit, por duhet të më kapje veç dhe të ma thoshe. Nuk mund të shfrytëzoje vëmendjen asaj nate kur gjithë publiku po na ndiqte. Ti më konfrontove mua kur ndërkohë unë po konfrotohesha vetë me shumë gjëra. Unë mundohem të sjell energji pozitive’’,- tha Fifi.
Einxhel nga ana tjetër repikoi duke sqaruar se hatërmbetja e saj ka lindur që kur këngëtarja është shprehur se rregullat në shtëpi kanë nisur të neglizhohen që pas ardhjes së tre banoreve të reja
‘’Unë nuk kam shfrytëzuar spektaklin për vëmendjen, duhet ta kesh të qartë që nëse do të doja të të kapja diku do mund ta bëja shumë e shumë herë gjatë përditshmërisë. Nuk jam tendencioze’’,- shtoi ajo, duke e akuzuar se e kishte përdorur situatën mes tyre.