Kim Kardashian po fiton miliona brenda minutës.
Pak ditë më parë, ajo lançoi koleksionin e fundit Skims, një bashkëpunim me markën e modës së lartë Fendi.
Dhe ashtu siç pritej, një pjesë e mirë e koleksionit është shitur! Sipas Page Six Style, linja kapi shifrën e 1 milion dollarëve në 60 sekondat e para të lançimit të saj në internet.
Sipas TMZ, nisja e bashkëpunimit me Fendi-n është tashmë në rrugën e duhur për t'u bërë më i suksesshmi në historinë trevjeçare të Skims.
Vlen të theksohet se fustani prej lëkure që Kim veshi së fundmi në WSJ, ishte ndër artikujt e parë që u shitën – dhe ndër më të shtrenjtët, plot 4,200 dollarë.
Ndërsa artikulli më i përballueshëm ishin një komplet getash dhe crop top, prej 100 dollarësh.