I dashuri i Morena Tarakut kishte urdhëruar një sulm ndaj ish-bashkëshortes së tij?

Mediale Vip

I dashuri i Morena Tarakut kishte urdhëruar një sulm ndaj ish-bashkëshortes së tij?

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 06:37
Berdan Mardini, Morena Taraku

Berdan Mardini, martesa dhjetëvjeçare e të cilit me Fatoş Yelliler përfundoi në mënyrë të bujshme, u nis drejt një dashurie të re.

Mësohet se këngëtari është në me këngëtaren Morena Taraku.

Gjithashtu, mediat turke pretendojnë se lidhja e këngëtarit turk me Morenën ishte edhe shkaku që martesa e tij shkoi drejt divorcit.

Mediat turke gjithashtu sipas burimeve raportojnë se Mardin kishte diskutuar lidhjen e tij me Morenën me rrethin shoqëror.

“Ndjenjën e dashurisë e kam përjetuar vërtet tek Morena. Jam shumë e lumtur kur jam me të, kam gjetur sërish jetën me të”,  pretendohet se kishte thënë ai.

Rikthehemi tek divorci i bujshëm i këngëtarit turk.

Tre muaj pas divorcit të tyre, Fatos Yelliler u sulmua duke vozitur në makinën e saj. Yelliler, e cila u plagos në këmbë si pasojë e zjarrit të hapur nga sulmuesi, u trajtua në spital.

Pas ngjarjes, Yelliler pretendoi se Mardini ishte nxitësi i të shtënave dhe e kishte pezulluar këngëtarin për 2 muaj.

Asgjë më tej se cfarë ndodhi mes çiftit nuk është  bërë publike në media.

Image
Berdan Mardini, Fatos Yelliler
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat