Adelina Tahiri është një nga këngëtaret më të pëlqyera në showbizin shqiptar.
Ndonëse nuk është shumë aktive në skenë sic ishte dikur, por ajo vazhdon të jetë mjaft e ndjekur në rrjetet sociale.
Jeta e saj private përherë është në qendër të vëmendjes pasiqë ajo u martua me avokatin maqedonas Serjoza Markov dhe shumë më të vjetër se ajo.
Muaj më parë bashkëshorti saj ka bërë një ndryshim duke mbjellë flokët, të cilin sonte Adelina e ka postuar në instagram ku vërehet dukshëm se sa mirë duket me flokët e mbjellura.
Ndryshe, ajo dhe Serjoza janë prindër të një djali.
