Brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP, po vazhdon të ketë zhvillime të mëdha.
Gjatë ditës së sotme (e diel), ‘Vëllai i Madh’ ka dënuar të gjithë banorët për shkak të zgjimeve të vona.
Me këtë rast, përmes një zarfi të ri u bë e ditur se banorët do qëndrojnë në ‘Dhomën e Dënimit’ deri në një afat të pacaktuar.
Kjo duket t’i ketë shqetësuar disa nga banorët e më së shumti këngëtaren e njohur, Filloreta Raçin-Fifin.
Artistja nga Ferizaj është ulur në një qosh të dhomës, gjersa ngushëllohet nga Semi, Donaldi e Beatrix Ramosaj.
Të njëjtit do qëndrojnë në këtë dhomë derisa t’i kumtohet lajmi nga ‘Vëllai i Madh’, duke marrë parasysh që vazhdimisht po thyejnë rregullat.
Ata duhet t’iu përshtaten kushteve që janë aty dhe që të mos marrin asgjë nga jashtë.
Theksojmë që të premten, banori që u largua nga Big Brother VIP ishte ish-futbollisti, Granit Cana.
Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listen e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.